Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka paralajmëruar hapa shtesë nga SHBA për të luftuar korrupsionin.

Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane ka shpërndarë strategjinë e Shtëpisë së Bardhë për të luftuar pikërisht korrupsionin, teksa ky i fundit konsiderohet si kancer.

“Korrupsioni është kancer. SHBA po ndërmerr hapa shtesë për të parandaluar korrupsionin, për të luftuar financimin e paligjshëm, për të vendosur para përgjegjësisë aktorët e korruptuar, për të forcuar kapacitetin dhe për të ekspozuar aktet korruptive,” shkruan Kim.