Kolegji i Pavarur i Apelimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella.

Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPA për kalimin e vetingut nga Jella ishte ankimuar nga Komisioneri Publik.

Sipas komisionerit publik, Jella nuk paraqet nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë dhe atë të profesionalizmit, ndaj i kërkoi Kolegjit shkarkimin e saj nga detyra.

Komisioneri kërkoi që Kolegji të rishqyrtojë edhe pasurinë e drejtueses së Prokurorisë së Durrësit.

Megjithatë, KPA nuk gjeti asnjë problem në 3 kriteret për prokuroren; anën profesionale, pasurinë dhe integritetin.