Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjobitur, të enjten, me 1500 lekë, rreth 12 euro, kreun e Kadastrës së Lushnjës, Arben Qalliu.

Qalliu u gjobit pasi shkeli vendimin e KQZ-së për të mos përdorur administratën publike në fushatë zgjedhore.

Pak ditë më parë, Qalliu bashkë me deputetin e PS-së, Bujar Çela kanë shpërndarë në Lushnje leje legalizimi tek qytetarët e Lushnjes.

Në vendimin e KQZ-së për Qalliun thuhej se

“Drejtuesi rajonal i Kadastrës Lushnje nuk paraqiti asnjë prove që shpërndaja e lejeve të legalizimit ishte bërë sipas ligjit.”

Në dhjetor 2020, vendimi i KQZ-së për të dënuar përdorimin e administratës publike në fushatë u komentua si një lajm pozitiv në publik.

Por nëse gjobat do të kenë vlera të tilla, të papërfillshme për zyrtarët e lartë apo partitë politike, pritet që efekti i vendimit të jetë i papërfillshëm.