Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman u takua ditën e sotme me kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj në zyrën e saj.
Përmes një postimi në Twitter, Norman shkruan se krijimi i këtij institucioni është lajm i keq për ata që injorojnë dhe mburren para ligjit.

“Takim i mirë me Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit është progres i prekshëm për Reformën në Drejtësisë, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lajm i keq për ata që mburren para ligjit” shkruan ai.