Miliarderi kinez, Ren Zhiqiang që kritikoi presidentin Xi Jinping për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit është burgosur me 18 vjet për korrupsion.

Të martën, një gjykatë në Pekin e shpalli Ren fajtor për disa akuza, duke përfshirë përvetësimin e rreth 16.3 milionë dollarëve në fonde publike, pranimin e ryshfetit dhe abuzimin e pushtetit që shkaktoi në total humbje prej 17.2 milionë dollarë për pronën shtet të ndërmarrjes që ai drejtonte dikur. Përveç 18 viteve burg, Zhiqiang do të paguajë dhe një gjobë prej 620 mijë dollarësh.

Gjyqtarët e dënuan atë me 18 vjet burg dhe e gjobiten me 620 mijë dollarë. Gjykata tha se ai “pranoi vullnetarisht të gjitha krimet e tij” dhe “ishte i gatshëm të pranonte vendimin e gjykatës.

Manjati i pasurive të patundshme, me lidhje të ngushta me zyrtarë të lartë kinezë, shkroi në mars një ese të ashpër me kritika ndaj Xi Jinping. Në esenë e tij, manjati kinez nuk e përmend presidentin me emër, por i referohet udhëheqësit të lartë si një “kloun” të etur për pushtet.

Ndërsa për Partinë Komuniste thekson se vendosi interesat e saj përpara shëndetit të qytetarëve të Kinës.

Dënimi i rëndë i Ren duket se është krijuar për t’i dërguar një mesazh anëtarëve të tjerë të elitës kineze se çdo kritikë publike ose sfidë ndaj Xi nuk do të tolerohet.