Kryemadhi tregon qarqet ku do të kandidojë në 25 prill

Kryemadhi tregon qarqet ku do të kandidojë në 25 prill
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi se do të kandidojë në disa qarqe në zgjedhjet e 25 prillit.

E ftuar nga gazetari Çim Pela, Kryemadhi tha se ende nuk e ka vendosur nëse do të kandidojë në katër qarqe, por u shpreh e sigurtë për kandidimin në të paktën dy qarqe:

“Ka kohë, por të jeni të bindur që me kodin e Ramës kam të drejtën të kandidoj në 4 qarqe. Dy janë të panegociueshme:

Në Elbasan sepse Kryemadhi i ka një borxh personal, sepse në 2017 qytetarët e Elbasanit i bënë ballë strukturave kriminale të Ramës.

Dhe në qarkun e Fierit që më ka suprizuar me mbështetjen e socialistëve.”

Pyetur se cilat mund të jenë qarqet e tjera, Kryemadhi tha:

“Ka kohë dhe për Tiranën dhe për Durrësin, por ato të dyja janë të palëvizshme.”

Ajo theksoi se më e rëndësishme se sa emrat në lista, është puna që gjithë opozita duhet të bëjë për të bindur sa më shumë qytetarë për të dalë në zgjedhje dhe për të rrëzuar kryeministrin Rama.

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Horoskopi