Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zgjedhur mandatin e deputetes në qarkun e Fierit, duke i hapur rrugën Petrit Vasilit që të marrë mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës dhe duke përjashtuar në këtë mënyrë të renditurën e dytë në qarkun e Fierit Keidi Mehmetaj.

Në përgjigje të shkresës së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, Kryemadhi shprehet se ka zgjedhur me vullnet të plotë mandatin e deputetes në Fier

“Në përgjigje të shkresës suaj, shpreh vullnetin tim duke zgjedhur mandatin e deputetit të LSI në qarkun Fier”.

Lëvizja Socialiste për Integrim mori 4 mandate deputeti në zgjedhjet e 25 qershorit, dy në Tiranë, një në Shkodër dhe një në Fier.