Kryeministri i Francës ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, duke detyruar edhe kryeministrin belg, Alexander de Croo, si dhe 4 ministra të izolohen, pas takimit me politikanin francez, të hënën.

Kryeministri Jean Castex, i cili është plotësisht i vaksinuar, rezultoi pozitiv me virus, pasi u kthye në Francë nga një vizitë me ministrat në Bruksel, konfirmoi zyra e tij për CNN.

Pas kthimit të tij nga Belgjika, Castex mësoi se vajza e tij 11-vjeçare kishte rezultuar pozitive me koronavirus. Më pas, edhe kryeministri rezultoi pozitiv dhe po karantinohet. Deri më tani, ai nuk ka asnjë simptomë.

Deri më tani, Castex nuk po përjeton asnjë simptomë dhe ndihet mirë, raportuan mediat vendase.