Nga 62 kandidatët për anëtarë të kryesisë, Këshilli Kombëtar i PD miratoi 15 emrat e kryesisë së re.

Në listën përfundimtare nuk janë përfshire dy kandidatët e Lulzim Bashës në garën për kryetarin e partisë Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj dhe as dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.

Më i votuari në listë nga meshkujt është Gert Bogdani, me pas lista vijon me Tomor Alizotin, Agron Gjekmarkajn dhe Ervin Salianjin.

Nga lista e kandidatëve femra me  e votuara rezulton Oriola Pampuri kjo edhe për faktin se në listën e kandidaturave femra (rreth 20) nuk kishte ndonjë emër të spikatur.

Lista fituese e meshkujve për kryesinë e PD  

1- Gert Bogdani

2-Tomorr Alizoti

3-Agron Gjekmarkaj

4-Ervin Salianji

5-Flamur Noka

6-Oerd Bylykbashi

7-Kreshnik Collaku

8-Aldo Bumci

9-Fitim Zekthi

10-Gent Strazimiri

Lista fituese e grave:

1-Oriola Pampuri

2-Dhurata Cupi

3-Juela Hamati

4-Taulanta Jaupi

5-Lindita Metaliaj