Kryeministri Edi lajmëroi sot se deputetja e zgjedhur e PS Najada Çomo i kishte kërkuar të linte mandatin e deputetit, sapo kishte nisur rritja e numrit të rasteve me COVID-19 në vend.

Mandati i Çomos i kalon ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodhelit, si gruaja më e votuar në listën e PS në qarkun e Tiranës.

Nga rirenditja në bazë të votave preferenciale, Kodheli u rirendit në vendin e 20.

Najada Çomo u rendit e dyta në listën e PS për Tiranën në zgjedhjet e 25 prillit dhe së bashku me Luljeta Bozdon, e renditur e para në kryeqytet, ishin surpriza e selisë rozë në këto zgjedhje.

Ndërkohë, ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e renditur në vendin e 21 në listën e PS për Tiranën mori vota preferenciale, por jo mjaftueshëm për të thyer herësin dhe për të marrë mandatin e deputetit.

Si një nga gratë më të votuara në listën e PS për Tiranën, znj. Kodheli u rirendit në vendin e 20 në këtë listë në bazë të votave preferenciale.