Ardit Demiri do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Postës Shqiptare.

Pas disa muajsh nga shkarkimi nga detyra e Ervin Bushatit, vjen emërimi i ri nga kryeministri Edi Rama që i beson drejtimin e Postës Shqiptare, Drejtorit të Degës Rajonale te Elbasanit Ardit Demirit.

Demiri prej gati 5 vitesh ka drejtuar Degën Rajonale të Elbasanit.

Me herët ai ka mbajtur postin e drejtorit rajonal të Zyrës së Punës Elbasan, në vitet 2013–2017, ku spikati si një nga drejtoritë me të rezultatet më të larta duke i besuar më pas postin e Prefektit të Qarkut Elbasan.

Ai ka patur një karrierë të gjatë si pjesë e forumeve të larta drejtuese në PS e Elbasanit. Në vitin e fundit ai u bë pjesë e një procesi publik në PS ku garoi publikisht për kryetarin e PS Elbasan.