Nga Grigor JOVANI

“O njeri fatzi, mund të lëvizësh male, të bësh mrekullira, por ti  zhytesh në baltë, në dembellëk dhe në pabesi! Zot ke brenda vetes, Zotin mbart dhe nuk e di – e mëson vetëm kur vdes. Por është tepër vonë…”

NIKOS KAZANXAQIS

(18.2.1883 – 26.10.1957)

Ç’të thuash për këtë gjeni të shkrimit, për ndoshta shkrimtarin më të paragjykuar të botës! Më ngjan shumë me Heminguejin, e shpërfillën të dy botën e rreme dhe ajo i shpërbleu me të njëjtën monedhë, shpërfilljen – fytyra e saj e vërtetë. Mbase amerikani e dënoi ashpër vetveten, pikërisht ngaqë ia pranoi botës një nderim fals – Nobelin. Kretasi i madh ishte me fat. Njerëzimi nuk i fali një nderim të tillë. Inati për portretin që i kishte bërë ishte i pakalueshëm… Dhe greku  e përjetoi. Përfundoi veprën e vet madhore. Ai që përfitoi Nobël në vend të tij, Alber Camys, pati fatin e Heminguejt, vrau veten. Përkufizimi i mësipërm për njeriun bashkëkohës i Mjeshtri të Madh botëror të Fjalës së Shkruar është ndoshta aktakuza më perfekte e krimit: vrasja e të mëdhenjve nga bota e pistë e njerëzve të vegjël.

Si sot 65 vjet më parë është ndarë nga kjo jetë që bëjmë ne Kazanzaqi…Për t’u amëshuar në të përjetshmen. Atje ku mbase ekziston drejtësia dhe njerëzit e mëdhenj janë të pa paragjykuar.