Shpëtim Hidra, pjesë e grupit që hiqeshin si zyrtarë të lartë në rrjetet sociale, është kapur në flagrancë duke i marrë 70 mijë euro një biznesmeni në Tiranë.

52-vjeçari Shpëtim Hida përdorte rrjetet sociale për t’iu kërkuar shuma të mëdha parash biznesmenëve, pasi iu prezantohej atyre si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror. Biznesmeni në Tiranë dyshohet se nuk është i vetmi që ka rënë pre e këtij mashtrimi.

52-vjeçari ka rënë në pranga pas hetimi që po zhvillon prokuroria e Tiranës gjatë 5 muajve të fundit për goditjen e një grupi personazh që hiqen në rrejte sociale si zyrtarë të lartë duke u marrë miliona lekë biznesmenë.