Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek mbikalimit te Patokut, në autostradë, ku si pasojë 6 persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa janë përfshirë në aksident dy autovetura.

Bëhet me dije se dy nga të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Sakaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe policia e qarkullimit për të zbardhur shkaqet e aksidentit.