KLSH ka publikuar raportin e auditimit në bashkinë e Fierit ku janë konstatuar disa shkelje. Në raport thuhet se Bashkia ka furnizuar me karburant makinat personale të punonjësve.

Përfituesit ushtrojne detyra në zyrë dhe jo në terren. Sipas raportit 120 punonjës në periudhën 2017-2021 kanë shpenzuar 81.450 litra karburant.

Ndërkohë dëmi përllogaritet 13 milionë lekë.

Bashkia nuk ka shlyer detyrimet ndaj të tretëve. Vlera e detyrimeve të prapambetura 175 mln lekë.