Barcelona pa yllin e saj Leo Messi bën mjaftueshëm për të fituar ndeshjen 0-2 me modestët e Elches, dhe për të kapur vendin e tretë në La Liga.

Forma e “blaugranave” nuk duket optimale, por djemtë e holandezit Koeman arrijnë fitoren me golat e bashkëkombësit Frenkie de Jong në fundin e pjesës së parë, dhe atë të Puig në fundin e ndeshjes.

Protagonist i ndeshjes edhe portieri i Barcës ter Stegen, që në disa raste ka shpëtuar rezultatin. Barca ngjitet në kuotën e 37 pikëve, një më shumë se Sevija.