Rikthehen lëkundjet e forta në Shqipëri. Një tërmet i fortë dhe i zgjatur në kohë është ndjerë rreth orës 22:45 në të gjithë vendin.

Tërmeti u ndje në Tiranë, por edhe në zonat jugore dhe juglindore të vendit, si Gjirokastër, Korçë, Vlorë, Berat, Elbasan etj.

Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti ka qenë me epiqendër në zonën e Follorinës në Greqi me magnitudë 5.8.

Disa minuta më vonë, dy tërmete të tjerë goditën Greqinë, njëri me magnitudë 3.5 dhe tjetri 4.8.

Nuk janë regjistruar për momentin të plagosur dhe dëme në ndërtesa.