Edi Rama ndryshoi këtë të enjte komplet Sekretariatin e Partisë Socialiste.

Kryeministri Rama njoftoi gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së se Sekretari i ri i Përgjithshëm do të jetë Damian Gjiknuri, i cili do të zëvendësojë Taulant Ballën.

“Detyra e sekretarit të Përgjithshëm të PS do ta mbulojë Damian Gjiknuri. Kam vlerësimin më të madh që Taulant Balla ka ushtruar në këtë detyrë”, tha Rama.

Po ashtu kreu i qeverisë ka vendosur sekretar organizativ Blendi Klosin.

“Në krahun e djathtë sekretar organizativ do të jetë Blendi Klosi”, tha kryeministri Rama.

Anila Denaj do të vendoset në krye të Burimeve Njerëzore në Partinë Socialiste.

Etilda Gjonaj do të jetë në rolin e Sekretares për Rolin e Gruas.

Kryeministri Edi Rama i dha 100 ditë kohë Sekretarit të Përgjithshëm për të organizuar punën dhe platformën.

Lindita Nikolla propozohet për kryetare e Kuvendit

Lindita Nikolla u propozua të marrë drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama e bëri publik emrin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, ku tha se ajo do të marrë stafetën e Gramoz Ruçit.