Një 74-vjeçar nga Britania e Madhe është shëruar ditët e fundit nga koronavirusi dhe nga shumë njerëz konsiderohet si personi që virusi mbajti më gjatë sëmurë që nga nisja e pandemisë.

Avokati në pension Jeffrey Woolf qëndroi në spital për 306 ditë dhe fatmirësisht tashmë ia ka dalë të shërohet.

Woolf për 67 ditë qëndroi në intubim dhe mjekët lajmëruan djemtë e tij që të përgatiteshin për më të keq, por në korrik gjendja e tij u përmirësua dhe ai arriti të zgjohej nga koma.

Pasi doli nga reparti i kujdesit intensiv në spitalin Willington, ish avokati është dërguar në spitalin mbretëror për neuro-invaliditet, për shkak të dëmtimit të trurit pas infektimit me koronavirus që i ka shkaktuar paralizë të pjesshme.