Manchester City fitoi 4-1 ndaj Liverpool, duke thelluar kryesimin në Premier League dhe duke i dhënë goditjen përfundimtare “The Reds”-ave, të cilët e shikojnë veten në vendin e katërt, plot 10 pikë pas ekipit të Pep Guardiolës, që ka edhe një ndeshje për të luajtur.

Ishte një pasdite horror për skuadrën e Jurgen Klopp, që “dorëzon” në këtë mënyrë titullin e fituar sezonin e kaluar. Portieri Alisson bëri dy gabime të rënda në pasim, që çuan në dy gola të City-t, kur ndeshja ishte 1-1.

Pasi humbi një 11-metërsh, Gundogan shënoi dy herë, ndërsa golat e tjerë të City u shënuan nga Sterling dhe Foden.

Goli i vetëm për kampionët në fuqi të Liverpool u shënua nga Salah, me 11-metërsh.