Udhëheqësi bjellorus i bëri thirrje Rusisë që ta mbrojë Bjellorusinë “si territorin e saj”. Bjellorusia ka strehuar një kontingjent prej mijëra trupash ruse.

Udhëheqësi i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko i bëri thirrje Rusisë që të mbrojë Bjellorusinë në rast të një sulmi

Click here to learn more

. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Bjellorusisë “Belta” Lukashenko e bëri deklaratën pas një takimi me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, që u zhvillua në kryeqytetin e Bjellorusisë Minsk.

Lukashenko tha se Minsku kërkon “garanci të plota sigurie” nga Moska. Sipas agjencisë Belta Lukashenko tha pas takimit se ai i kishte diskutuar çështjet më parë me presidentin rus Vladimir Putin, i cili kishte rënë dakord që garancitë e sigurisë për Minskun duhej të zyrtarizohen.

Aleksander Lukashenko me presidentin rus Vladimir PutinAleksander Lukashenko me presidentin rus Vladimir Putin

Në bisedimet me Putinin, ky i fundit ishte treguar i gatshëm, që “në rast agresioni kundër Bjellorusisë, Federata Ruse do ta mbrojë Bjellorusinë si territorin e saj,” – tha Lukashenko. Ai falënderoi gjithashtu Moskën që ka stacionuar mijëra trupa ruse në territorin e Bjellorusisë.

Bjellorusia aktualisht ka strehuar një kontingjent forcash ruse dhe shërbeu si urë për pushtimin e Ukrainës nga Moska në ditët e para të luftës. Lukashenko tha se Bjellorusia nuk ka ndërmend të angazhojë trupa për luftërat e Rusisë, por do t’i përgjigjet çdo hyrjeje në territorin e saj ose përpjekjeje për të ndezur trazira.