I ftuar në Dita Jonë në A2 këtë të mërkurë, Pandeli Majko, kandidati i 19 në listë i Partisë Socialiste në Tiranë për zgjedhjet e 25 prillit, pranoi se ka votues të mërzitur nga PS dhe për këtë arsye tha ai, disa nga figurat e kësaj partie janë vendosur në “vijën e zjarrit” në lista.

“Ne po shqetësohemi për njerëzit që na kanë votuar, por që për shumë arsye mund të jenë të mërzitur. Kjo është arsyeja që unë bashkë me kolegët e mi jemi vendosur te vija e zjarrit. Te vija e zjarrit mund të shikosh edhe greminën.

Ne mund t’i fitojmë zgjedhjet, por edhe mund të mos i fitojmë zgjedhjet dhe ju nesër mund të më ftoni si një analist politik, jo si një deputet i kuvendit të Shqipërisë. Nuk po bëj shaka, përkundrazi po bëj aplikim që tani”, tha Majko në Dita Jonë.