Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, bëri me dije se qeveria ka miratuar buxhetin e vitit 2023.

Sipas saj ky buxhet do të mbështesë nënat e papunësuara me tre e më shumë fëmijë me të ardhura familjare mujore deri në 100 mijë lekë.

Sipas VKM-se nënave të papuna që kanë të ardhura nën 100 mijë lekë në familje dhe rrisin më shumë se 3 fëmijë deri në 5 vjeç, këto vite do t’u njihen si vite pune.

“Qëllimi i akteve që vijnë për ndryshim është mbështetja egrave që kanë më shumë se tre fëmijë, që janë të papuna, situata ekonomikë është e tillë që kanë nevojë për mbështetjen e shtetit. Kemi vendosur që me buxhetin e viti 2023 të mbështesim këtë kategori nënash. Do kemi një kategorizim, të gjitha gra të cilat kanë tre dhe më shumë fëmijë. Të cilat njëri prej fëmijëve është deri në moshën 5 vjeç dhe të ardhurat familjare mujore nuk kalojnë 100 mijë lekë. Kjo është politikë për nënat, sociale, që synon të njohë si vite pune periudhën e kujdesit të fëmijës në 5 vitet e para”, tha ministrja.