“Është mizor dhe nuk ka parime”, kështu thotë motra e Donald Trump në përgjimet që ka publikuar mbesa e familjes.

Mary Trump, vajza e vëllait të presidentit, nuk është e vetmja nga familja që e urren. Ajo ka shkruar një libër në të cilin e quan Trump-in turpin e familjes dhe përgjimet e motrës së tij, (hallës së saj) Maryanne Trump i ka nxjerrë pikërisht Mary.

Në bisedën telefonike të regjistruar nga Mary, Maryanne thotë se Donald është mashtrues, Twitt-et e tij gjithashtu janë fake dhe se ai nuk ka principe e është mizor.

Pak para zgjedhjeve presidenciale, këto skandale mund të dëmtojnë fushatën e Trump. Ai i ka injoruar këto lajme.

*Burimi Fox News