Ish-këshilltari i Donald Trump, Steve Bannon, është arrestuar dhe akuzuar për mashtrim mbi një fushatë për mbledhje fondesh për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikë.

Bannon dhe tre të tjerë mashtruan qindra mijëra donatorë në lidhje me fushatën “Të ndërtojmë murin”, dhe arritën shifrën prej 25 mln dollarësh, tha Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së.

Prokurorët federalë thonë se ka pasur akuza edhe për tre persona të tjerë, raporton e përditshmja amerikane CNN.

Prokurorët pretendojnë se grupi i konservatorëve mashtroi donatorët, duke çuar shifrën “më shumë se 25 milionë dollarë për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara”, sipas njoftimit për shtyp.

Shërbimi i Inspektimit Postar të Shteteve të Bashkuara ndihmoi në hetim. Të tjerët të përmendur në aktákuzë janë Timothy Shea, Brian Kolfage, një veteran i lùftës në Irak dhe Andrew Badolato.

Edhe pse ndoshta shumë e dëgjojnë për herë të parë emrin e tij, Bannon ishte një nga faktorët kyç të fitores së zgjedhjeve të Donald Trump në vitin 2016.

Bannon dikur ishte një zë me ndikim brenda Shtëpisë së Bardhë si shefi strateg i Trump, deri sa u shkarkuar nga Presidenti në gusht të vitit 2017.

Ai kishte ndihmuar drejtimin e fushatës presidenciale të Trump në vitin 2016, krahas këshilltarit të vjetër të Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway, dhe u vlerësua si një forcë lëvizise prapa apelit populit të Trump, ideologjisë nacionaliste dhe politika kontroverse.

Trump e pushoi Bannon nga puna, pasi u zemëruar se ky i fundit në një intervistë u citua duke kundërshtuar idetë e Donald mbi Korenë e Veriut dhe duke pretenduar se ai kishte autoritet të bënte ndryshime të personelit në Departamentin e Shtetit.

Zemërimi mes tij dhe Trump u shtua gjatë vitit 2018, kur Bannon e quajti “famëkeq” një takim të vitit 2016 mes Donald Trump Jr, një avokati rus dhe dhëndrit “tradhëtar” të Trump, Jared Kushner.

Përpara se të bashkohej me fushatën e Trump, Bannon ishte kryetari ekzekutiv i Breitbart, një sajt lajmesh i krahut të djathtë me tituj provokues, e shpesh herë racist.

Bannon u rikthye tek Breitbart pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, por dha dorëheqjen sërish në vitin 2018.