Të fitosh të ndihmon të fitosh. E pastaj janë hapat që kërkon Conte, drejt të famshmes kapërcim në kualitet. Një mënyrë për të festuar një kupë të re europiane 10 vjet nga ajo e Champions League. Por për Inter, të mundë Sevilla do të thotë edhe të arkëtojë edhe 13 milionë euro të tjerë nga Uefa, duke plotësuar kuadrin e një fushate europiane që deri tani, mes grupeve të Champions e Europa League, ka sjellë në arkat e klubit zikaltër 56 milionë.

Në këtë moment në mendjen e lojtarëve, trajnerit por edhe drejtuesve është vetëm finalja, mundësia e artë për tu kthyer mes të mëdhenjve. Një trofe që do të vërtetonte rritjen e klubit jo vetëm përsa i përket merkatos e pozicionim të të ardhurave, por mbi të gjitha në fushë. E megjithatë, logjikisht, brenda shoqërisë kanë nisur të bëjnë edhe llogari të natyrës ekonomike. Përtej 46 milionë euro, të arkëtuara pas eliminimit nga Champions, Inter mes 1/16 (500.000 euro), 1/8 (1,1 milionë), çerekfinaleve (1,5 milionë), gjysmëfinaleve (2,4 milionë) e finales (4,5) të Europa League ka arkëtuar 10 milionë euro të tjera nga Uefa.

Fitorja e Europa League vlen 4 milionë euro e për më tepër është pjesëmarrja në Superkupën Europiane (3,5 milionë) e pjesa e market pool që vërtitet rreth 6 milionë. Një thesar i vogël prej rreth 13 milionë, për tu përdorur në merkato.