Ndajnë dhe pak orë deri në përfundimin e afatit zyrtar të merkatos dimërore për ekipet e futbollit, për të afruar lojtarët e duhur që i nevojiten për pjesën e mbetur të sezonit.

E ndonëse në ambientet e mediave sportive pati raportime për disa lëvizje të bujshme, shumë pak prej tyre janë realizuar, kjo për shkak dhe të pandemisë ku klubet kanë preferuar të mos shpenzojnë shumë.

Kështu Bolonja ka përforcuar mbrojtjen duke marrë CSKA e Sofjes kapitenin e saj Valentin Antov.

Parma pasi nënshkroi me Pelle, po mendon edhe për Bonazzolin, i cili është në huazim te Torino, por kartonin e saj e disponon Sampdoria. Gjithashtu drejtuesit e klubit po punojnë për të afruar dhe talentin e Bayern Munchen Zirkzee.

Hertha Berlinit ka zyrtarizuar në orët e fundit të merkatos së janarit kartonin e Sami Khedira, i cili ishte pjesë e Juventus, por që nuk kishte gjetur hapësira në skuadrën e Pirlos.

Roma ka arritur një marrëveshje me të drejtë blerje për Bryan Reynolds, i cili do të mbërrijë në kryeqytetin italian nga kampionati amerikan i futbollit ku ishte pjesë e Dallas.

Lojtarin e kombëtares ukrainase, Kavalenko do ta shohim nga muaji janar me ekipin e Atalantës. 24 vjeçari mbërrin në Bergamo me parametra zero.

Neymar rrëzon zërat për një largim të mundshëm nga PSG. “Jam shumë i lumtur këtu. Ndihem mirë, jam përshtatur dhe ndihem më i qetë”, u shpreh braziliani gjatë një interviste.