Mbretëresha Elizabeth II ka publikuar ofertën për një punë që rrallë do të lërë ndokënd indiferent, veçanërisht ata që kanë kualifikime për të.

“Ne jemi duke kërkuar për një person i cili do të drejtojë profilin e familjes mbretërore në Instagram, dhe në këmbim ofrohet një pagë vjetore prej rreth 30,000 euro në vit, dhe është e mundur të marrësh bonuse për punë të mirë”.

Kjo ofertë është bërë në The Royal Household dhe zgjat deri në 7 shkurt.

Eshtë e nevojshme të punohet 37.5 orë në javë, dhe Mbretëresha po kërkon një person që ka përvojë dhe është i shkëlqyeshëm në aspekte dixhitale, vijon oferta.

Ai duhet të ketë një sy të mirë për detajet, shkathtësitë për shkrime, të dijë të përshtatet shpejt dhe është e dëshirueshme që të ketë një diplomë universitare.

“Asnjë ditë nuk do të jetë e njëjtë. Do të keni një mundësi të jashtëzakonshme për të ndjekur karrierën tuaj profesionale. Ne kurrë nuk pushojmë këtu dhe ju do të inkurajoheni të bëni një ndikim në zemrën e këtij institucioni të famshëm”, thuhet në ofertë.