Ish-Presidenti Barack Obama mori pjesë në inaugurimin e Presidentit të sapozgjedhur të SHBA Joe Biden me gruan e tij Michelle.

Por edhe pse ata shfaqeshin të buzëqeshur para kamerave gjatë gjithë kohës, u zbulua se Barack e kishte zemëruar Michelle-n nga sjellja në inaugurim, saqë në një moment ajo madje filloi t’i bërtiste.

Ka qenë Amanda Gorman, një poete e re dhe e njohur amerikane, e cila ka ofruar detaje të sherri mes çiftit Obama.

“Michelle ishte ulur pranë meje dhe e dëgjova atë duke i bërtitur vazhdimisht Barack-ut që të ndalote përqafimin e njerëzve”, tha poetja në një emission televiziv.

Ish-Zonja e Parë ishte e mërzitur nga shkelja prej të shoqit të vetëkufizimeve pandemike, por, Amanda zbuloi se Michelle më vonë i shkeli ato vetë.

“Kur mbarova fjalimin, ajo më përqafoi ngrohtë,” tha poetja, i cili kishte pasur mundësinë të takonte Michelle edhe para inaugurimit të Biden-it.