Inspektoriati Shëndetësor në Vlorë ka vendosur mbylljen e çerdhes numër 2 të këtij qyteti, pasi një punonjëse rezultoi poztitive me Covid-19.

Mësohet se edhe 3 punonjës të tjerë kanë shfaqur simptoma, ndërsa pjesa tjeter e stafit mbetet në pritje te tamponit.

Çerdhja do të qëndrojë e mbyllur deri më datën 5 dhjetor.

Në qytetin e Vlorës janë konfirmuar 801 raste të personave të infektuar me koronavirus, ndërkohë dje Ministria e Shëndetësisë informoi për 7 raste të reja në këtë qark.