Presidenti në detyrë Ilir Meta është takuar sot me Presidentin e zgjedhur të Republikës, Ilir Meta.

Takimi mes dy krerëve të shtetit është zhvilluar në Pallatin e Brigadave.

“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve”, ka shkruar në Facebook Presidenti Meta pas takimit.

Gjatë ditëve të kaluara, Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj ka zhvilluar takime edhe me ish-Presidentët e mëparshëm Alfred Moisiu, Bamir Topi e Rexhep Mejdanin.