Të martën, më 3 maj Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski do t’i drejtohet parlamentit shqiptar me një mesazh.

Nëpërmjet një video-mesazhi Zelensky do të mbajë fjalimin e tij ku pritet të falenderojë shqiptarët për mbështetjen.

Më herët Zelenksy ka mbajtur fjalime në parlamentet e vendeve europiane, ku nuk kanë munguar thirrjet për ndihmë ushtarake dhe sanksione ndaj Rusisë.

Të dielën, Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me homologun turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Zelensky u shpreh se me Erdoganin diskutoi nevojën për evakuimin e menjëhershëm të civilëve nga Mariupoli si dhe shkëmbimin e trupave ukrainase që ndodhen brenda fabrikës së çelikut Azovstal.