Margaret Atwood e kishte parashikuar këtë tashmë 36 vjet më parë, kur botoi në Kanada romanin “The Handmaid’s Tale” (“Rrëfenjat e shërbëtores”): në një të ardhme distopike shumica e burrave do të jenë sterilë dhe pothuajse të gjitha gratë nuk do të jenë në gjendje të lindin një fëmijë të shëndetshëm.

“Kandidatet” e pakta për shtatzëninë, ende në gjendje të lindin, do të bëhen shërbëtore të meshkujve të pushtetit, elitë që do të riprodhohen përmes një zëvendësimi “natyral”. Më të pafatat do të jenë skllevëre të përbashkëta në “kolonitë e të varfërve”. Libri i bukur është bërë një “must” i feminizmit të ri, ndërsa është kthyer edhe në një serial televiziv të jashtëzakonshëm, na kujton se ku kemi arritur dhe sa mund të humbasim. Gjithashtu sepse ajo e ardhme, të paktën në nivelin riprodhues, është gjithçka përveç se joreale.

Një emergjencë pandemike e ndryshme, por jo më pak e rrezikshme, kërcënon speciet njerëzore, nëse nuk marrim masat e duhura. Libri më i fundit nga amerikania Shanna H. Swan, “Count Down”, demonstron – me të dhëna shkencore dhe analiza – se si plastikat kimike po shkaktojnë një rënie drastike të pjellorisë.

Epidemiologia nga Qendra Mjekësore Mount Sinai në New York katër vjet më parë ishte bashkautore e një studimi që zbuloi se si numri i spermatozoideve të një burri mesatar perëndimor, midis 1973 dhe 2011, kishte rënë me 59%.

Një “Spermageddon”, i identifikuar tashmë në kafshë, i shkaktuar nga prania e përçuesve endokrinë, që vijnë nga plastika, në qelizat njerëzore. Kimikatet gjenden gjithashtu në kordonin e kërthizës. Nëntitulli i librit, duke ndjekur atë hulumtim, është shumë i qartë: “Si bota moderne po kërcënon numrin e spermatozoideve, duke ndryshuar zhvillimin riprodhues të meshkujve dhe femrave dhe duke rrezikuar të ardhmen e specieve njerëzore“.