Humbja e radhës për Meksikën është pasuar me shumë kritika, për fat të keq edhe me kërcënime të forta për disa nga lojtarët e kësaj kombëtareje dhe familjet e tyre. Denoncimi vjen nga Karla Mora, bashkëshortja e portierit Guilermo Oçoa, që ka publikuar disa mesazhe që ka marrë nëpërmjet rrjeteve sociale pas humbjes së Meksikës ndaj Kanadanë.

Objektivi i këtyre budallenjve që e quajnë veten fansa të Meksikës është që të largojnë disa lojtarë nga skuadra. Ky është qëndrimi i bashkëshortes së Oçoas për mesazhet që arrinin deri te kërcënimi me vdekje.

Postimi i gruas se portierit Oçoa ne Instagram

Përgjigja e saj ka qenë vërtet elegante: “Urrejtja nuk të çon askund. Është sport, ndonjëherë fiton, ndonjëherë humb. Jemi të gjithë qenie njerëzore dhe mund të gabojmë, por pikërisht nga këto gabime del në pah njeriu, versioni më i tij më i mirë dhe miliona momente të bukura. Qëndro i qetë, ka ende shumë rrugë për të bërë dhe jam e sigurt se do t’i falësh shumë gëzim Meksikës”, – ka shkruar ajo në Instagram.

Siç është bërë e ditur më pas, nuk është hera e parë që gratë e futbollistëve të Meksikës marrin të tilla mesazhe në rrjetet sociale.