Prokuroria italiane e Antimafias ka marrë në pyetje Francesco Zummon dhe Fabio Petruzzella.

Sipërmarrësi dhe fiancieri janë pjesë e dosjes hetimore të pastrimit të mbi 18 milionë eurove, për llogari të një sipërmarrësi i akuzuar për riciklim të kapitaleve të mafias siciliane Cosa Nostra.

Zummo, është paraqitur para prokurorit Alfredo Motalto i shoqëruar nga avokatët e tij Gioaçhino e Sbaçhi, ku nuk ka pranuar t’i përgjigjet asnjë pyetje.

Ai është dukur i heshtur, duke lënë çdo gjë në dorë të mbrojtjes së tij.

Nga ana tjetër, ekonomisti Petruzzella, përballë prokurorëve i ka konsideruar akuzat ndaj tij si “fjalë vetëm fjalë”, duke zvogëluar peshën e tyre.