Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se nuk do të ketë më relaksim të kufizimeve ndaj koronavirusit, pasi Gjermania përballet me një rritje të numrit të të infektuarve.

Merkel nxiti qytetarët gjermanë të ndjekin rregullat e higjenës dhe kujtoi udhëtarët për karantinimin e detyrueshëm që i duhet të bëjnë për 2 javë, nëse udhëtojnë drejt Gjermanisë.

Gjermania po shihej si një histori suksesi në mundjen e virusit por progresi i saj është minuar gjatë javëve të fundit, kur mesatarisht janë regjistruar mbi 1,000 të infektuar të rinj në ditë.

Pjesa më e madhe e fjait i vihet qytetarëve që janë kthyer nga pushimet apo të rinjve që shkojnë nëpër festa.