Lionel Messi në fund të këtij sezoni nëse nuk rinovon kontratën me Barcelonën do të jetë një lojtar i lirë dhe mund të ndërrojë skuadër. Në një intervistë për mediat në Spanjë, Messi ka deklaruar se nuk po nxitohet për të ardhmen e tij.

Me përgjigjet e tij Messi ka lënë të hapur rrugën e largimit nga Barcelona, por dhe mund të rinovojë sërish në varësi të zhvillimeve që do të ketë klubi gjatë sezonit.

Messi shtoi se tani për tani ishte i lumtur në Camp Nou por u shpreh se e ardhmja e tij afatgjatë mund të jetë përtej Atlantikut.

“Unë akoma nuk e di se çfarë do të bëj. Do të pres deri sa të mbarojë sezoni. Unë do të doja të luaja në Shtetet e Bashkuara dhe të përjetoja jetën dhe kampionatin atje, por në fund të fundit do të kthehem në Barcelonë me një farë kapaciteti”, u shpreh Messi për kanalin televiziv spanjoll La Sexta.

“Tani për tani gjëja më e rëndësishme është të përqendrohemi te skuadra dhe të përfundojmë sezonin mirë, të përqendrohemi në përpjekjen për të fituar trofe dhe të mos shpërqendrohemi nga gjërat e tjera”, shtoi argjentinasi.

Barcelona, ​​e cila nuk fitoi një trofe sezonin e kaluar, është e pesta në La Liga pas fillimit të tyre më të keq në një kampionat në ligë në 33 vjet.

Kërkesa e futbollistit për të lënë Barcelonën pasoi përplasjet me presidentin e klubit Josep Maria Bartomeu, i cili dha dorëheqjen në tetor.