Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Edi Ramën kryeministër të vendit për të formuar qeverinë e re, të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në dekretin e kreut të Shtetit thuhet se, ky vendim merret në bazë të rezultatit të KQZ-së rezulton se PS ka shumicën parlamentare.

Dekreti i presidentit Meta:

Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, sot më datë 10.09.2021, në fillim të Legjislaturës së X-të, pas thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur, sipas propozimit me nr. 216 prot., datë 2.9.2021, të Partisë Socialiste të Shqipërisë, parti kjo që rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 13 210

Tiranë, më 10.09.2021