Në një konferencë për mediet, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do të përballet me opozitën.

Ai theksoi se opozita “do të shkulë të gjitha rrënjët e korrupsionit të qeverisjes Rama.”

“Opozita do t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb Edi Ramës dhe do t’i shkulë gjithë dhëmbët dhe dhëmballët e korruptuara Edi Ramës. E dimë të gjithë trimërinë dhe guximin e lepurushit Edi Rama. E ka humbur edhe mundësinë të thotë “qafsha mamin nuk e bëj më”. Opozitën do ta ketë përballë. Nuk ka për të qenë Shqipëria çiflig i Edi Ramës. Shumë shpejt Rama do t’i nënshtrohet llogari dhënies, bashkë me ruspat e tij”, u shpreh Meta.