Presidenti Ilir Meta deklaroi se përkeqësimi i krizës politike cenon sigurinë e qytetarëve, të investitorëve dhe stabilitetin e vendit.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan:

“Kur ethet elektorale dhe planifikimet e çmendura për kapje votash me presione nga më të fëlliqurat kanë nisur para kohe, situata ekonomike në vend po shënon një regres të pandalshëm.
Përshkallëzimi i krizës politike në këto kushte bëhet edhe më kërcënues për stabilitetin e vendit dhe shton pasigurinë për qytetarët, sipërmarrjen dhe investitorët.”

Ai më tej citoi disa nga thëniet e Arben Malaj në lidhje me rimëkëmbjen e ekonomisë dhe rikthimin e sigurisë te investitorët e qytetarët.