Meta rreshtohet me Berishën: Basha përgjegjës ekskluziv për dështimet e opozitës

Presidenti Meta ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Lulzim Basha është përgjegjës ekskluziv për dështimet e opozitës.

Ai e bëri deklaratën në emisioin ‘CLICK Plus’ në TV21 në Maqedoninë e Veriut.

Teksa u pyet për zhvillimet e brendshme në PD ai tha se Basha është përgjegjësi kryesor për dështimet.

“Përgjegjësia ekskluzive për dështimet e opozitës i takojnë Lulzim Bashës”, ka deklaruar Meta, duke marrë në këtë mënyrë edhe haptazi krahun e ish-kryeministrit Sali Berisha në përplasjen brenda Partisë Demokratike.