Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se qëllimi i protestës së 8 janarit ishte që të nxirreshin jashtë selisë së PD-së persona të inkriminuar dhe për të nxjerrë Lulzim Bashën nga zyra.

“Shkuam për të nxjerrë jashtë selisë vrasësit, banditët. Për ta nxjerrë nga zyra butësisht, jo me të prekur, deputetin Lulzim Basha. Këto të dyja ishin qëllimet”, tha ish-kryeministri në Euronews Albania.

Ish-lideri i PD akuzoi kryeministrin Rama se kishte pajisur personat brenda selisë blu me mjete që disponon policia. Ai shtoi se kryeministri Rama duke thënë se “zbatoi aty projektin ‘Blind biss’ të Kryeministrisë”.

“Dispononin të gjitha mjetet që disponon policia e ndërhyrjes së shpejtë. Dispononin pistoletë neuroparalizuese. Dispononin bomba gazi, bomba shurdhuese. Dispononin bomba tymuese”, tha Berisha.

Më tej, Berisha u shpreh lëvizjeje e tij është revolucion.

“Ky revolucion ka një ide themelore. Lirinë. Dhe unë të garantoj që ky është revolucion. Ata që nuk e perceptojnë të tillë nuk e kanë të drejtë. Mund të të jap shumë fakte pse ky është një revolucion. Nuk vinë ata dhjetëra-mijëra e qindra mijëra njerëz as për problemet e Sali Berishës, as për pasionin për Sali Berishën. Ata vinë sepse e ndjejnë veten të dhunuar në liritë e tyre. Ju nuk mund të imagjinoni se çfarë gjendje katastrofale janë katandisur ata këto 8 vite në raport me të drejtat e tyre”, tha Berisha.