Evander Holyfield ka deklaruar se Mike Tyson ka refuzuar 25 milionë dollarë për t’u ndeshur me të për herë të tretë.

58-vjeçari Holyfield tha se gjithçka ishte gati për një ndeshje në Majemi, në 29 maj, por tekat e pakuptueshme të Tyson në momentet e fundit bënë që plani të prishej.

“Kishim diskutuar me njëri-tjetrin dhe kishim rënë dakord për të gjitha. Kur stafet do të mbyllnin marrëveshjen, ai ndryshoi mendje”, tha Holyfield.

Holyfield dhe Tyson u ndeshën për herë të parë në vitin 1996, me Holyfield që fitoi në raundin e 11.

Një vit më vonë, Tyson kafshoi veshin e Holyfield dhe u skualifikua nga boksi për disa muaj.