Akademiku Artan Fuga, në “Intervistë” me Merita Haklajn, e konsideroi Ministrinë e Arsimit si “fatkeqësi kombëtare”.

“Në gjendjen që ka këto vite, Ministria e Arsimit është një fatkeqësi kombëtare.

Është fatkeqësi kombëtare me atë që po bën. Kaq. Unë nuk kam asgjë me mësuesit, jam vetë mësues, por imagjinoni: akoma tekstet janë tekste në letër.

Platformën e shkollës e ke akoma në letër, pra je 5 shekuj mbrapa. Këtu duhet një revolucion i paparë. Mësimi “online” gjatë pandemisë u pa si fatkeqësi. Kam dy vite që bërtas e them se krizat kthehen burim emancipimi të jashtëzakonshëm.

Njerëzimi është zhvilluar në momentet e krizave, jo të mirëqenies e bollëkut. Kush e kuptoi? Tërë kohën thonin se nuk bëhet mësimi “online”. Po nuk dite të përdorësh teknologjinë, sigurisht që nuk bëhet”, tha Fuga.