Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njofton në rrjetet sociale se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentit turk, Erdogan të cilit i shprehu ngushëllimet për viktimat e shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi dy vendet.

Kreu i qeverisë greke shkruan se pavarësisht dallimeve që kanë, popujt e Turqisë dhe Greqisë duhet të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në këto momente të vështira.

“Sapo fola në telefon me presidenti turk Erdogan të cilit i shpreha ngushëllimet e mia për humbjet e jetëve nga tërmeti i fuqishëm që goditi të dy vendet tona. Pavarësisht dallimeve që kemi, popujt tanë duhet të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në këto momente”, shkruan Mitsotakis.