Vëllezërit Derrick dhe Kalen Emsley filluan të mbjellin pemë mbi një dekadë më parë për të luftuar ndryshimin e klimës si dhe urinë dhe varfërinë. Por biznesi ishte i vështirë për t’u financuar edhe sepse vëllezërit ja kushtonin gjithë kohën kësaj nisme. Kështu vëllezërit vendosën të krijojnë një markë ku çdo shitje do të përkthehej në mjelljen e 10 pemëve.

Në lançimin e markës së veshjeve “Tentree” në 2011, qëllimi ishte fillimi i një biznesi dhe përdorimi i fitimeve për të paguar për projektet e mbjelljes së pemëve.
Sot, “Tentree” shet një gamë të veshjeve dhe aksesorëve në më shumë se 1.100 dyqane, nuk i zbulon të ardhurat, por thotë se është fitimprurëse.
“Ne jemi një kompani për mbjelljen e pemëve që shet veshje, jo një kompani veshjesh që mbjell pemë. Shumë marka kanë provuar të bëjnë bamirësi me shitjet e tyre por kanë hasur në kritikat e njerëzve që thonë se është thjesht një mënyrë për të bërë marketing.

“Tentree” këtë mundohet ta shmangë duke e theksuar gjithmonë se parësore kanë mbjelljen e pemëve.
Mënyra e mbjelljes së pemëve është e ndërlikuar dhe ndihmon planetin nëse bëhet siç duhet. “Tentree” boton informacione të hollësishme në lidhje me pemët që mbjell, me mundësinë e regjistrimit dhe verifikimit të pemëve individuale. Kjo është diçka që markat e tjera mund të mësojnë.
Kur themeluan “Tentree”, Emsley pranon se ata nuk dinin shumë rreth modës dhe materialeve që përdoreshin për të bërë rrobat madje pasi kishin filluar të shisnin dhe njerëzit mësuan për idenë e tyre, filluan të merrnin kritika për materialin që përdornin sepse binde ndesh me kauzën e tyre.
Gjatë 18 muajve të ardhshëm, “Tentree” e rregulloi zinxhirin e furnizimit dhe filloi të përdorte pëlhura kryesisht organike, të riciklueshme. Tani, ata janë duke punuar në mënyra për të integruar mbjelljen e pemëve në marrëdhëniet e tyre me furnizuesit, përshembull, mbjelljen e pemëve në Indi ku dhe ndodhet një nga dyqanet e tyre.

Indi

Kate Larsen, një ish-ekzekutive e “Burberry” është e impresionuar nga iniciativat mjedisore të kompanisë, por vë në dyshim nëse përpjekjet për të siguruar standarde të përshtatshme të punës janë të mjaftueshme, duke pasur parasysh se sa i ndërlikuar është realiteti i monitorimit, përmirësimit dhe ruajtjes së standardeve të duhura të punës. “Kjo është një çështje shumë më e madhe dhe e vështirë të arrihet nga çdo markë” thotë ajo.
Mbjellja e pemëve është praktikisht e pakuptimtë nëse ato nuk adresohen, thotë John Leary, drejtori ekzekutiv i fondacionit “Pemë për të ardhmen”, një nga partnerët e mbjelljes së Tentree.
“Problemi nuk është se ne nuk kemi mjaft njerëz që mbjellin pemë. Problemi është se bujqësia po shkatërron biodiversitetin, pyjet dhe nga kjo vijnë uji dhe gjithçka tjetër.” thotë John.
Emsley pret që marka të arrijë 50 milion pemë të mbjella deri në nëntor dhe ka më shumë plane për të zhvilluar “Tentree”, duke përfshirë një platformë dixhitale për verifikimin e pemëve të mbjella. Kompania po punon gjithashtu në mënyra për të mbështetur projekte më komplekse të mbjelljes së pemëve.
Analistët thonë se do të ishte e mençur që markat e tjera jo vetëm të zvogëlojnë ndikimet e tyre negative, por të kontribuojnë diçka pozitive për komunitetin në një mënyrë autentike dhe kuptimplotë. Markat e tjera nuk duhet domosdoshmërisht të fillojnë mbjelljen e pemëve  por ata mund të fillojnë të kuptojnë se kanë një rol në shoqëri përtej bërjes së rrobave. / Vogue