Negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë vijojnë paralel me konfliktin ushtarak. Deri tani, nuk ka rezultate përveç atyre për korridoret humanitare.

Sipas Dmitry Peskov, zëdhënësit të Kremlnit, Rusia mund të pranojë të pranojë një version neutraliteti të Ukrainës të ngjashëm me atë të Austrisë apo Suedisë.

Në thelb, ky është model i një shteti të çmilitarizuar me ushtrinë e vet.

Megjithatë, ajo që Rusia e cilëson denazifikimi i Ukrainës mbetet në tryezën e bisedimeve.

Por Zelensky refuzon modelin austriak apo suedez të vendit dhe kërkon garanci sigurie.

Ukraina është në një gjende lufte direkte me Rusinë. Pra, modeli mund të jetë vetëm ukrainas“, shpjegon shefi i negociatorëve ukrainas Mykhailo Podoliak duke refuzuar nga ana e Kievit modelin suedez apo austriak të neutralitetit.

Ukraina, thekson ai, kërkon “garanci sigurie absolute” kundër Rusisë dhe një “marrëveshje ku firmëtarët duhet të impenjohen për të ndërhyrë në krah të Kievit në rast agresioni”.