Myslim Murrizi, një nga krerët e opozitës parlamentare, ka akuzuar mazhorancën se ka bërë kompromis me PD-në që të mos hapnin listat siç duhet, ndërkohë që kanë vendosur në KQZ, njerëz që Partia Socialiste i ka çuar në prokurori në të shkuarën.

Ndërkaq, duke ju referuar përzgjedhjes së Ilirjan Celibashit për të qenë kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Murrizi tha se kjo është bërë që PD të ketë një alibi nëse nuk fiton më 25 prill.

“Ata thanë OK për Celibashin për të cilin janë ankuar në 2001 thuajse në të gjithë Europën. Ata e zgjodhën Celibashin që nëse fitojnë janë OK, por nëse humbin, e kanë si alibi, për ta akuzuar se ka manipuluar zgjedhjet.

Ndërkaq për kritikat e akuzat që i bëjnë mazhorancës, Murrizi tha se opozita parlamentare nuk është për t’i bërë masazh si i kanë bërë në të shkuarën ata që kanë qenë në Kuvend, duke ju referuar PD-së dhe LSI-së.