Ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 81-vjeçare, këngëtari i mirënjohur Sherif Merdani, i cili njoftohet se ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë.

I dekoruar me titullin “Artist i Merituar”, Merdani kaloi 16 vite në burg përgjatë diktaturës komuniste pas persekutimeve që ndoqën Festivalin e 11-të të këngës, ku ai dhe shumë kolegë u ndëshkuan për futjen e “frymës së huaj” në artin shqiptar.

Merdani njihet si një nga këngëtarët më të rëndësishëm të muzikës së lehtë shqipe, teksa ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.