Ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare ushtari i fundit i mbijetuar që mori pjesë në çlirimin e kampit nazist të vdekjes në Auschwitz.

Bëhet fjalë për David Dushman, një veteran i Ushtrisë së Kuqe Hebreje, i cili më vonë u bë një skermier olimpik, vdiq në Gjermani të shtunën.

Si një ushtar 21-vjeçar, ai përdori tankun e tij për të prerë gardhin elektrik të kampit në 27 janar të vitit 1945, duke ndihmuar në lirimin e të burgosurve të tij.

Ai ishte një nga 69 burrat në divizionin e tij prej 12,000 trupash që i mbijetoi luftës, ndërsa pësoi dëmtime serioze gjatë konfliktit.

Rreth 1.1 milionë njerëz u vranë në Auschwitz, shumica prej tyre hebrenj.

Dushman vazhdoi të bëhej skermatori i Bashkimit Sovjetik dhe më vonë një nga trajnerët më të mëdhenj të skermës në botë, tha Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Deri në moshën 94-vjeçare, ai ishte ende duke shkuar pothuajse çdo ditë në klubin e tij të skermës atje për të dhënë mësime, tha IOC.